‘Është në gjumë’/ Elon Musk vë në lojë Biden pas misionit hapësinor me civilë të SpaceX (fotot)

21/09/2021 17:55

Kreu i SpaceX Elon Musk ka vënë në lojë dje presidentin amerikan Joe Biden duke thënë me ironi se ai “është ende në gjumë”, kur u pyet nëse kompania e tij është përgëzuar nga Shtëpia e Bardhë për misionin e parë hapësinor vetëm me qytetarë civilë.

Një nga 60 milionë ndjekësit e Musk në rrjetet sociale e pyeti manjatin: “Presidenti i SHBA ka refuzuar të pranojë se 4 astronautët më të rinj të SHBA kanë ndihmuar në mbledhjen e miliona dollarëve te bamiresise me misionin e tyre. Cila është teoria juaj për këtë?”

Musk u përgjigj: “Ndoshta është ende në gjumë”, në një retorikë që mediat krahasonin me gjuhen antagoniste të ish-presidentit Donald Trump.

Kompania SpaceX ktheu me sukses në tokë nga orbita ekuipazhin e saj me 4 astronautë amatorë pas tre ditësh në hapësirë.

Një prej objektivave të misionit ‘Inspiration4’ (Katërshja frymëzuese) ishte ishte mbledhja e $200 milionë për spitalin e fëmijëve St. Jude Children Hospital. Musk tha se do të kontribuonte personalisht $50 milionë.

Zyrtarë të NASA dërguan përgëzimet e tyre për Musk e SpaceX së bashku me rivalë të tjerë të kompanisë si Boeing, Lockheed Martin, dhe Blue Origin e Jeff Bezos.

FOTO GALERI
3/5
Kompania SpaceX ktheu me sukses në tokë nga orbita ekuipazhin e saj me 4 astronautë amatorë pas tre ditësh në hapësirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA