Hoteli i familjes Gjoka pas shpërthimit

Numri i viktimave nga shpërthimi i bombolës mëngjesin e 4 korrikut në Velipojë ka shkuar në 4, pasi djali i vogël i familjes mbylli sot sytë përgjithmonë.

Djali 12-vjeçar i familjes Gjoka nuk ka rritur dot t’u mbijetojë plagëve të djegies dhe ndërroi jetë pas 3 muajve.

Daniela, vajza 19-vjeçare ndërroi jetë e para, më pas motra e saj 14-vjeçare Klarisa, mamaja dhe në fund djali i vogël.

Daniela Gjoka

Ata nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit, në hotelin në pronësi të familjes në Velipojë.

Daniela do të martohej në muajin gusht por ngjarja aksidentale në hotelin e familjes në Velipojë, e cila mund të parandalohej, i mori jetën tragjikisht.

Si ndodhi ngjarja?

Kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer.

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren; 2 vajzat 15 dhe 19 vjeç dhe djalin 12 vjeç.

Ata fillimisht u transportuan për në spitalin e Shkodrës, më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë dhe në fund në Itali.

Në ato momente shpëtimi nga flakët ishte hedhja në pishinë, ndërsa shihnin hotelin të shkrumbohej, por mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por u ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA