Pamje dramatike mbërrijnë nga qyteti rus i Perm ku një person i armatosur hapi zjarr në një universitet duke shkaktuar kaos e panik mes studentëve.
Agresori kaloi nëpër kampus e nisi të hapte zjarr. Studentë e mësuan u mbyllën nëpër klasa ndërsa disa të tjerë u hodhën nga dritaret në përpjekjet për të shpëtuar.
Nuk ka ende shifra të sakta, por flitet për disa të vdekur e të plagosur nga ngjarja e rëndë, ndërsa sulmuesi tashmë është vënë në pranga. Komiteti zyrtar i hetuesve rusë tha se agresori ishte një student i universitetit. Pamjet e studentëve të tmerruar që kërcenin nga dritaret u transmetuan dhe nga televizioni rus.
Disa raporte pakonfirmuara tregojnë se sulmuesi është një 18-vjeçar të quajtur Timur Bekmansurov, i cili dyshohet se i ka shpjeguar motivet e sulmit përmes disa komenteve në rrjete sociale.
Top Channel