NYT: Mossad vrau kreun bërthamor të Iranit me snajper të kontrolluar në distancë

20/09/2021 17:12

Kreu i programit të energjisë bërthamore të Iranit Mohsen Fakrizadeh, është vrarë në nëntor 2020 nga inteligjenca izraelite Mossad me anë të një pushke snajper me Inteligjencë Artificiale, raportonte dje në një artikull e përditshmja New York Times.

Prej fillimit kishte kontestime për mënyrën e ekzekutimit të Fakhrizadeh dhe përfshirjen e shërbimeve sekrete të Izraelit, por versioni i fundit i NY Times është konfirmuar dhe nga mediat e Tel Avivit.

Kur shkencëtari iranian u vra në një autostradë prenë Teheranit, mediat izraelite thonin se kjo do të ishte një pengesë serioze në avancimin e programit bërthamor iranian, por aq sa goditja ndaj impjantit  Natanz  në korrik 2020.

Raportimi amerikan shkruante më tej se, “agjentë iranianë që punonin për Mossad kishin parkuar kamionçinën Nissan Zamyad në anë të rrugës që lidh qytezën e Absard me autostradën. Vendi ishte pak më i ngritur se relievi i përgjithshëm, me pamje të mirë ndaj automjeteve në ardhje. Por poshtë mbulesave dhe materialeve të rreme të ndërtimit në karrocerinë e tij, ishte pushka automatike  7.62-mm, me lidhje satelitore e inteligjencë artificiale.”

Lajmi shkruan më tej: “Rreth orës 13.00 grupi komandues morën lajmin se Fakhrizadeh, bashkëshortja e tij dhe një grup rojesh të armatosur po largoheshin nga Absard. Arma e sofistikuar kishte realizuar eliminimin e Fakhrizadeh pa lënduar njerëz të tjerë, ndërsa grup i goditjes ishte larguar prej kohësh nga vendi”.

Arma ishte një model i veçantë u pushkës belge FN MAG e instaluar në një aparat të avancuar robotik.

Ajo ishte futur ilegalisht në vend në copa të vogla gjatë disa muajve, pasi e marrë së bashku të gjitha komponentët e saj peshonin rreth 1 ton.

Një detaj i ri i raportit ishte fakti se eksplozivët që duhet të shkatërronin provat e armës së kontrolluar në distancë, kishin dështuar pjesërisht, aq sa iranianët e kishin kuptuar atë që kishte ndodhur.

Shumë nga detajet ishin publikuar më parë nga mediat izraelite, pas debatit global nëse për atentatin ishte përdorur armë e kontrolluar në distancë apo një grup fizik vrasësish.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA