Mjetet me targa të Serbisë nga dita e sotme ndalohen të hyjnë në Kosovë.

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar vendimin mëngjesin e sotëm.

Qytetarët që kanë mjete me targa serbe do të duhet të pajisen me të përkohshme me “rks”.

Nga data 15 shtator në Kosovë nuk ka në qarkullim asnjë makinë të pajisur me targa  “ks” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e ministrisë së punëve të brendshme janë ato me “rks”.

Në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë shtuar forcat e policisë, për të shmangur konfliktet e mundshme që mund të ndodhin.

“Ministria e punëve të brendshme, së bashku me policinë e kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Me këtë rast, mpb-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të serbisë dhe hyjnë në territorin e republikës së kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “ks” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e ministrisë së punëve të brendshme janë ato me denominimin “rks”.

situata është e qetë. policia e kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, shkruan ministria.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel