Burri gjen qenin duke vdekur urie të braktisur në ishullin e pabanuar, dhe i shpëton jetën (fotot)

20/09/2021 21:06

Në një prej udhëtimeve të tij të punës, fotografi Wesley White ishte në Belize dhe mezi priste të shijonte panoramat origjinale të vendit.

Një ditë, gjatë qëndrimit të tij, ai mori një kanoe dhe u nis drejt një ishulli të vogël, kur pa një qen duke ngordhur urie që ecte rreth vendit.
Megjithse qeni ishte vetëm kockë e lëkurë, ai përsëri ishte shumë miqësor.

“Me bisht të syrit pashë padashje që ai tundte bishtin”, thotë” Wesley më vonë.

Ai kishte kërkuar aty se mos kishte njerëz që mund të kujdeseshin për të, por vendi ishte i krejtësisht i zbrazuar ndërsa qeni nuk dukej se mund të jetonte një tjetër ditë.
Kështu që Wesley bëri gjënë e përgjegjshme dhe mori qenin në kanoen e tij, për ta marrë në hotel e ta ushqyer.

Kur u kthye në hotel ai kërkoi ndihmë dhe të tjerët ia dhanë shpejt. Qeni u ushqye dhe kur ndjehej më mirë e çoi te veterineri.

Wesley mori edhe lajme të mira edhe të këqija nga vizita, ai ishte i lumtur që qeni mori ndihmën që kishte nevojë por u trishtua se së shpejti duhet të largohej nga Belize.

Por verterineri ruajti kontaktet me Wesley, për t’i treguar sesi qeni ishte përmirësuar së miri dhe së shpejti do të vendosej në një familje të përkohshme.

Pas dy muaj qëndrimi në familje, Wesley pagoi për një biletë që qeni të fluturonte që ata të bashkoheshin.

Wesley rrjedhimisht e adoptoi atë dhe e quajti Winston! Tani qeni i braktisur në ishullin gurtë të pabanuar jeton i lumtur në shtëpinë e tij të përhershme.

FOTO GALERI
2/6
Megjithse qeni ishte vetëm kockë e lëkurë, ai përsëri ishte shumë miqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA