Bashkëpunimi për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare, Rama pritet me nderime në Akademinë Ushtarake “West Point”
20/09/2021 19:52
Pas betimit të qeverisë “Rama 3”, kryeministri është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ditën e sotme ka qenë në Akademinë Ushtarake “West Point”, i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministri Niko Peleshi.
Rama u prit me nderime, ndërsa vizita e tij në akademinë ushtarake të “West Point” ishte në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Top Channel