Ditë barazimesh në La Liga, nuk ka fitues në Betis-Espanyol dhe Sociedad-Sevilla!

19/09/2021 22:25

Betis dhe Espanyol ndajnë nga një pikë në javen e 5 të La Liga-s në Benito Villamarin. Një sfidë e cila dhuroi emocione, kartona dhe gola, me të dyja skuadrat që dhuruan spaktakël nga fillimi deri në fund.

Nevoja për tre pikë ishte te të dyja skuadrat që në nisje dhuruan shkëndijat e para, ku pas 4 minutash Rodri i shkoi pranë golit. Espanyol ia doli që me kalimin e minutave të ul ritmin e kundërshtarve dhe pas 16 minutash, Espanyol gjeti golin falë Vidal i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e de Tomas. Një gol i cili në lëvizje mekanizmat e Betis, të cilët dominuan pjesën e parë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 41, me Canales që dha një super asist për Ëillian Jose që nuk gaboi përballë Lopez. 4 minuta shtesë dhe vendasit përfituan në maksimum nga morali për të përmbysur me anë te francezit Fekir që realizoi nga në kënd i vështirë.

Fraksioni i dytë nis përsëri me Betis më mirë dhe vendasit i shkuan pran golit të tretë me Rodrdi, por mesfushori gaboi përsëri. Espanyol u mbyll në mbrojtje, pa gjetur forcë për të reaguar, por skuadra e Pellegrinit shpërdëroi pafundësisht. Në minutën e 77 Pezella gabon, me një ndërhyrje të ashpër ndaj Vidal dhe me sistemin VAR që sinjalizoi kartonin e kuq për mbrojtësin argjentinas, duke lënë vendasit me 10 lojtarë. Katalanasit provuan në maksimum për të shfrytëzuar superioritetin numerik, por Betis mbyllet mirë në prapavijë. 8 minuta shtesë dhe Espanyol sulmon në limite, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 87 me anë të mbrojtësit Kabrera që përfitoi nga një kaos i krijuar në portën e Bravos. Një sfidë e jashtzakonshme, por pa fitues, me Betis dhe Espanyol që ndajnë nga 1 pikë në javën e 5.

Ishte dita e barazimeve, pasi edhe takimi midis Real Sociedad dhe Sevilla nuk prodhoi fitues, me ndeshjen që u mbyll në barazim 0-0. Një pjesë e ekuilibruar me të duja skuadrat që provuan të krijonin raste përpara portave respektive, por pa saktësin e duhur. Në minutën e 25 vendasit shpërdëruan një penallti me anë të Oyarzabal që gaboi përballë portierit Bono. Në fraksionin e dytë, Sevilla kontrolloi pjesën më të madhe të takimit, por pa arritur që rastet e krijuar ti përkthente në gol. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Seville-n në kampionat, që përsëri ngec, ndërsa Sociedad shijoi barazimin e parë sezonal duke ndalur hapin pas 3 fitoreve radhazi./SuperSport/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA