Tre ministre “thyejnë” te zezën, vetëm njëra vesh kostum blu/ Ja si u paraqitën gratë ministre për betimin para Presidentit (FOTO)

18/09/2021 12:27

Vetëm tre ministre të qeverisë “Rama 3” zgjodhën të mos visheshin me të zeza për betimin para Presidentit Ilir Meta dhe mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Bëhet fjalë për Frida Krifcën, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila zgjodhi të vishej me kostum të kuq ndërsa Bora Muzhaqi, ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët, zgjodhi kostum të bardhë.

Ndërsa Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi kishte zgjedhur kostum ngjyrë blu me fund, jo me pantallona si ministret e tjera.

Kryeministri Edi Rama hodhi firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas 16 ministrat, 12 prej të cilëve gra. Pas betimit në Presidencë, Edi Rama dhe ministrat ecën drejt Kryeministrisë për fotografinë zyrtare dhe më pas iu drejtuan sallës për mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

FOTO GALERI
19/40

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA