Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh të qartë të gjithë ministrave, gjatë kohës që ata do jenë në detyrë, sa i përket respektimit të ligjit.
Rama tha se të gjithë ministrat që do dalin jashtë kornizës së ligjit do duhet të përballen vetë me të gjitha sanksionet, pasi nuk do të ketë mbrapa vetes për mbështetje as Kryeministrin dhe as Partinë Socialiste.
“Ministër nuk bëhesh vet të bën kryeministri, por vendin nuk ta mbaj unë por duhet ta mbash vetë. Dyshemeja e qeverisë është ligji. Jashtë perimetrit të saj ka vetëm pasarela në dërrasë të kalbur dhe kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me ligjin. Unë do ju mbështes në përpjekjen tuaj për të arritur objektiva të përbashkëta. Do ju ruaj shpinën nga çdo erë kundër jush, por as mua as PS nuk do ta ketë mbrapa kush do dalë nga korniza e ligjit”, tha Rama.
Top Channel