Përleshje e policë të plagosur në protestat anti-vaksinime në Sydney e Melbourne (fotot)

18/09/2021 17:03

Mijëra policë me veshje të rënda ishin dislokuar sot për protestat e paralajmëruara anti-kufizime e anti-vaksinime në Sydney e Melbourne të Australisë, ku shpërthyen përleshje të ashpra mes protestuesve dhe oficerëve që përdornin shkopinj gome e spraj djegës.

Vendi ka rikthyer kufizimet pas rritjes së numrit të infektimeve me më shumë se 1000 në ditë, në qendrat e mëdha si Sydney, Melbourne e kryeqytetin Canberra.

Në pamjet e publikuara nga protestat e sotme shiheshin protestues që thyenin rreshtat e policisë duke u përleshur me oficerët në Melbourne.

Më shumë se 200 persona u arrestuan atje pas episodeve të dhunshme ku mbetën të plagosur protestues dhe policë.

Në Sydney, në mbështetje të policisë ishin dhe skuadra të forcave speciale për të ndaluar disa qindra protestues aktivë anti-kufizime.

Rikthimi i ashpër i kufizimeve në Australi ka përfshirë rajonet Victoria, Neë South Wales, e Canberra, teksa autoritetet kanë thënë se mbylljet do të mbeten në fuqi derisa të 70% e popullsisë 16 vjeç e lart te jete vaksinuar.

Sipas llogaritjeve të ekspertëve që të arrihet kjo do të duhet deri në nëntor.

Dje policia kishte paralajmëruar kundër protestave duke thënë se pjesëmarrësit përballen me masa nga gjobitje deri te arrestimi.

FOTO GALERI
6/9
Dje policia kishte paralajmëruar kundër protestave duke thënë se pjesëmarrësit përballen me masa nga gjobitje deri te arrestimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA