Krim i dyfishtë në Divjakë/ 58-vjeçari vret bashkëshorten e më pas veten, shkak dyshohen problemet ekonomike

18/09/2021 18:46

Një tjetër grua vritet në vendin tonë!

Krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa ka vrarë me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa dyshimet e pata janë konflikti i shkaktuar nga problemet ekonomike.

 “Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten”, sipas policisë.

Djali i tyre për mediat është shprehur i prekur se ata nuk kanë pasur asnjë problem apo sherr.

Një nga komshinjtë e viktimave është shprehur se ata ishin të qetë, por kohët e fundit grindeshin me njëri-tjetrin.

Top Channel ka siguruar pamje të shtëpisë së Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, të cilët ndërruan jetë ditën e sotme.

Ata jetonin në kushte mizerabël bashkë me djalin e tyre. Pas vrasjes, shtëpia ishte kthyer në një skenë filmi horror, ku dyshemeja ishte e mbuluar nga gjaku. bazuar në pamjet e siguruara nga korrespodenti i Top Channel, Bledar Korreshi, i cili ndodhet në vendngjarje.

Deri më tani nuk ka një konkluzion nga policia se cili ishte shkaku i vrasjes së gruas dhe nëse bashkëshorti vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Viktimat janë transportuar me arkivol për në morg, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Kjo është vrasja e dytë në vetëm pak ditën në vendin tonë. Kujtojmë se 23-vjeçarja Sabrina Bengaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj në shtëpinë e prindërve, duke lënë pas një vajzë  vetëm 3 vjeç.

Ky rast solli reagim të qytetarëve duke u ngritur në protestë para Ministrisë së Drejtësisë duke bërë fajtor edhe gjykatësin dhe prokurorin që liruan nga burgu autorin.

FOTO GALERI
15/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA