Për tre ditë me radhë shkretëtira sahariane e qytezës së Ingal në veri të Niger, do të ngjyroset nga veshjet e mijëra barinjve të shkretëtirës që vijnë për të celebruar festivalin tradicional të Cure Salé (Kura e Kripes).
Por presidenti i Niger Mohamed Bazoum, i cili po merr pjesë në aktivitet, ka paralajmëruar se zona është vënë në objektiv të ” grupeve terroriste që tentojnë ta pushtojnë atë gradualisht”.
Eventi i njohur ndryshe si “Festivali i Nomadëve”, është një grumbullim i përvitshëm i popujve Tuareg e Vudabe në veri të Niger.
Ceremonia shënon fundin e sezonit të shirave dhe zakonisht zhvillohet në dy javët e fundit të shtatorit.
Qeveria e shtetit të Niger nisi të sponsorizojë festivalin në vitet 1990-të duke caktuar datat dhe kohëzgjatjen e tij.
Autoritetet kërkonin të nxisnin turizmin me të duke angazhuar pjesëmarrës të njohur nga vendet e rajonit si dhe trupa performuese për zbavitje.
Top Channel