Nëna vret tre fëmijët gjatë karantinës së detyruar pas ardhjes në Zelandën e Re (fotot)

17/09/2021 16:19

Fqinjët kishin dëgjuar ulërima të dëshpëruara nga shtëpia e tragjedisë, teksa Lauren Dickason akuzohet se ka vrarë barbarisht dy binjaket e saj dy-vjeçare dhe bijën tjetër gjashtë vjeçare teksa familja sapo ishte vendosur në një ishull të Zelandës së Re, nga Afrika e Jugut.

40 vjeçarja Lauren Dickason, akuzohet për vrasjen e binjakeve Maya e Karla, dhe motrës së tyre gjashtë-vjeçare Liane në shtëpinë e tyre të re në Timaru në jug të Zelandës së Re, të enjten tragjike të 16 shtatorit.

Familja sapo kishin ardhur ne vend nga Afrika e Jugut, teksa kryen karantinen 14 ditore para nisjes se jetes se re.

Barbarizmi ndodhi dy ditë pasi familja kishte mbaruar karantinën e detyruar të koronavirusit në një hotel, kur babai i viktimave Graham Dickason u kthye në shtëpi rreth orës 10 të darkës dhe gjeti trupat e vajzave të vogla.

Sipas rrjetit vendas Stuff, fqinjët dëgjonin ulërimat e dëshpëruara të babait dhe thirrën shërbimet e emergjencës, por vajzat nuk mund të shpëtoheshin.

Vrasësja e dyshuar Lauren Dickason, e cila është doktoreshë, u dërgua në spitalin e Timaru dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Çifti kishin festuar së fundmi 15 vjetorin e martesës dhe Lauren Dickason kishte komentuar në rrjetet sociale: “Çfarë Aventure. Kemi krijuar një familje të mrekullueshme me shumë kohë të bukura së bashku”.

Por realiteti  rrjetit social rezultoi e kundërta e tragjedise së botës reale.

Duke folur nga Afrika e Jugut, prindërit e shokuar të  Lauren Dickason, Wendy e Malcolm Fawkes thanë: “Familjet tona janë të shokuara, po përpiqemi të kuptojnë e të pranojmë atë që ka ndodhur, kërkojmë lutje e mbështetje në këtë kohë të vështirë”.

Lauren Dickason pritet të dalë në gjyq në Timaru më 18 shtator.

FOTO GALERI
3/5
Familja sapo kishte mbaruar karantinën e detyruar të koronavirusit në një hotel, kur babai i viktimave Graham Dickason u kthye në shtëpi rreth orës 10 të darkës dhe gjeti trupat e vajzave

Top Channel