Kuvendi/ Muzhaqi: Për herë të parë në historinë e pluralizmit fëmijët dhe rinia nuk janë shtojcë e një institucioni

17/09/2021 07:42

Kryeministri Edi Rama prezantoi para Kuvendit programin qeverisës për mandatin e tretë, program i cili u diskutua dhe debatua mes deputetëve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi gjatë fjalës në Kuvend tha se gjatë 2 mandateve të para është bërë, por sërish fëmijët dhe rinia do jenë në vëmendjen e qeverisë.

“Puna nuk do të ndalojë për ngritjen, jetëzimin, modernizimin e çerdheve, kopshteve, hapësirave të gjelbra dhe vendeve të ndryshme nga të cilat përfitojnë fëmijët, të rinjtë dhe të tjerë. Për herë të parë në historinë e pluralizmit fëmijët dhe rinia nuk janë një shtojcë e një institucioni.

Do bashkëpunojmë me të gjitha minitrisë dhe insticucionet që fëmijët dhe të rinjtë të kenë më shumë mundësi, si për të shpalosur talentet e tyre dhe si për të kuptuar që karrierat janë të larmishme dhe nuk limitohen në karrierat që kanë prindërit tuaj”- tha Muzhaqi.

Top Channel