Habit ministrja holandeze, jep dorëheqjen për kaosin në Afganistan!

17/09/2021 08:19

Në një lëvizje të papritur, ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, dha dorëheqjen për shkak të menaxhimit të krizës së evakuimit nga Afganistani muajin e kaluar.

Ajo është zyrtarja e parë perëndimore që tërhiqet, si pasojë e kaosit që ndodhi pasi militantët talibanë morën nën kontroll Afganistanin në 15 gusht. Deputetët holandezë miratuan një mocion censure ndaj saj, duke thënë se Qeveria ishte shumë e ngadalshme në përgjigje dhe se la pas shumë afganë që duhej të iknin.

Kaag deklaroi se i qëndron deri në fund veprimeve të saj, por pranoi vendimin e deputetëve. Holanda arriti të evakuojë rreth 2,000 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit të gushtit. Megjithatë qindra afganë që punuan me trupat holandeze, u lanë atje. Ashtu si shumë vendas të tjerë që punuan gjatë 20 viteve të fundit me forcat ndërkombëtare, edhe ata kërcënohen nga talebanët. Kaag pranoi se Qeveria holandeze ka vepruar në bazë të “supozimeve të gabuara”, por tha se ngritja e shpejtë e talibanëve në pushtet i ka habitur të gjithë, “përfshirë edhe vetë talibanët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA