Bashkëpunimi me opozitën, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim, të diskutojmë reformën territoriale

17/09/2021 07:09

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në Kuvend pas mbylljes së votimit për qeverinë e re. Por sapo kryeministri mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan.

Rama u shpreh se programi është i realizueshëm dhe se në këtë program ka disa pika kryesore ku do të përqendrohet mëse shumti puna.

“Programi synon të jetë 100% i realizueshëm të paktën në atë pjesë që kanë të bëjnë pandeminë, projektet e mëdha dhe tërmetin”- tha Rama. Kryeministri u ndal edhe te bashkëpunimi me opozitën duke thënë se janë të gatshëm të diskutojnë me ta.

“Ata nuk duhet t’i lënë punët për në fund. U kemi thënë hajde ulemi për Reformën në Drejtësi dhe nuk pranuan. Pastaj kur ata ikën në në reformën zgjedhore u dhamë një karrige sepse e dinim se ata ishin opozita e zgjedhur.

Jemi gati të diskutojmë reformën territoriale. Por ndryshe nga ata ne mendojmë se duhet të ketë më pak bashki dhe jo më shumë. Jemi të gatshëm për bashkëpunim. Duhet të kemi dialog parlametar” u shpreh Rama.

Top Channel