SpaceX nis katër civilë në hapësirë, Musk vetë qëndron në Tokë!

16/09/2021 12:52

SpaceX ka nisur drejt hapësirës ekuipazhin e parë të përbërë vetëm nga civilë. Grupi i udhëtarëve amatorë, i udhëhequr nga Jared Isaacman, amerikani që është themeluesi dhe shefi ekzekutiv i firmës së tregtisë elektronike Shift4 Payments, u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy në Cape Canaveral të Floridës.

Fluturimi, pa astronautë profesionistë që shoqërojnë klientët që paguajnë kompaninë SpaceX, pritet të zgjasë rreth tre ditë nga ngritja deri në uljen në oqeanin Atlantik. Vetë Elon Musk qëndroi në Tokë. Pak përpara nisjes, Isaacman, 38 vjeç dhe shokët e tij të ekuipazhit – Sian Proctor, 51 vjeç, Hayley Arceneaux, 29 vjeçe dhe Chris Sembroski, 42 – dolën nga një hangar i kompanisë SpaceX duke pritur për të përshëndetur turmat me familjarë, miq dhe dashamirës.

më pas, u drejtuan për në bordin e lëshimit për të hipur në një kapsulë të bardhë vezulluese SpaceX Creë Dragon, të quajtur Resilience, e vendosur në majë të një prej raketave të ripërdorshme Falcon 9 dhe të pajisur me një kube të veçantë vëzhgimi në vend të kapakut të zakonshëm të ankorimit. Ky shënon fluturimin inaugurues të biznesit të ri të turizmit orbital të pronarit të SpaceX, Musk, dhe një hap më përpara konkurrentëve, duke ofruar gjithashtu udhëtime me anije-raketa për klientët e gatshëm të paguajnë një pasuri të vogël për fluturimin në hapësirë.

Nuk dihet se çfarë shume ka paguar Isaacman për të dërguar atë dhe tre shokët e tij të ekuipazhit në hapësirë, por revista Time e ka vendosur çmimin e biletës për të katër vendet në 200 milionë dollarë.

Top Channel