SHBA, Angli e Australi/ Pakt kundër Kinës në Indo-Paqësor

16/09/2021 12:44

Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara po farkëtojnë një aleancë të re sigurie në rajonin e Indo-Paqësorit me Britaninë dhe Australinë, e cila do t’i lejojë aleatëve të forcojnë aftësitë mbrojtëse.

Lëvizja pritet t’i thellojë tensionet mes SHBA-së me Kinën, pasi Pekini do ta shohë këtë pakt si provokim. Aleanca e porsaformuar mes Biden, kryeministrit britanik Boris Johnson dhe atij Australian, Scott Morrison do të mbajë emrin AUKUS. Biden është përpjekur që në fillesat e presidencës së tij ta rifokusojë politikën e jashtme amerikane drejt Paqësorit.

Një zyrtar i lartë i administratës së SHBA, duke folur në kushte anonimati, tha se krijimi i aleancës nuk shënjestron asnjë vend, por lidhet me një përpjekje më të gjerë nga ana e tre vendeve oër angazhim më të madh në Indo-Paqësor. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia, sipas tij, kanë rëndë gjithashtu dakord të ndajnë informacione në zona që përfshijnë dhe inteligjencën artificiale apo aftësitë mbrojtëse nënujore, ndërsa planet e tyre përfshojnë mbështetjen e Australisë në blerjen e nëndetëseve me energji bërthamore.

Një afat kohor prej 18 muajsh është vendosur që të tre vendet të punojnë së bashku për të identifikuar rrugën optimale për prodhimin e këtyre nëndetëseve. Australia, një ish-koloni britanike mbetet pjesë e Commonwealth-it, një organizatë e udhëhequr nga Mbretëresha Elizabeth II. Kjo marrëveshje, tha Johnson, “do të mbështetet në ekspertizën që Britania e Madhe, ka fituar gjatë brezave që datojnë nga lëshimi i nëndetëses së parë bërthamore të Marinës Mbretërore mbi 60 vjet më parë”.

Top Channel