Rusia nxjerr në manovrat me Bjellorusinë sulmuesin amfib më të madh në botë (fotot)

16/09/2021 15:50

Një mjet i ri gjigant zbarkimi me helika shtytese dhe jastëk ajri është shfaqur dje nga Ushtria ruse në manovrat me Bjellorusinë në Kalingrad.

Makineria është ndërtuar nga grupi rus i armatimeve Almaz dhe është një version i përmirësuar i mjeteve amfibe të zbarkimit të epokës sovjetike.

Zbarkuesja Zubr ka një hapësirë ngarkese prej 400 metra katrorë dhe kapacitet karburanti 56 ton.

Ajo mund të mbajë brenda tre tanke beteje (deri në 150 ton), dhjetë autoblinda me 140 trupa ose tetë tanke amfibe me deri në 500 trupa.

Mjeti mund të lundrojë me shpejtësi 30-40 nyje detare (50-70 km/ore).

Presidenti rus Vladimir Putin mbikqyri dje manovrat në territorin evropian të Rusisë, Kalingrad, ku morën pjesë rreth 2,000 ushtare dhe më shumë se 200 mjete ushtarake.

Nëntë kampe stërvitore në Rusi, në detin Balltik dhe pesë në Bjellorusi po mbajnë manovrat masive stërvitore Zapad-2021 që kanë shqetësuar Ukrainën dhe Evropën

Mjeti amfib më i madh në botë Zubr-class LCAC, shoqërohej nga manovrat e gjuajtësve Su-30SM e Su-24 të flotës së Balltikut, si dhe helikopterë Mi-35 e Mi-24.

Në manovra u simuluar zbarkimi në territor armik me objektiv shkatërrimin e komunimimeve, posteve të komandës dhe rrugëve të komunikimit.

FOTO GALERI
13/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA