Prokurori milioner amerikan komploton ndaj vetes me vrasës me pagesë, për sigurimin e të birit (fotot)

16/09/2021 21:20

Alex Murdaugh, prokurori milioner i Karolinës së Jugut në SHBA, është akuzuar sot nga policia për tentativën e dështuar të vrasjes së vetes me anë të një vrasësi me pagesë, që djali i tij në jetë të përfitonte sigurimin e jetes prej 10 milionë dollarë.

Ndërkohë mbetet ende pa autor vrasja e dyfishtë tre muaj më parë e gruas dhe djalit të tij të vogël.

Prokurori i fuqishëm 53 vjeçar u arrestua me akuza mashtrimi sigurimesh pas denoncimit të rremë në polici për sulmin me armë.

Murdaugh u pa të shoqërohej dje drejt burgut të Hampton pasi pranoi të dorëzohej te autoritetet.

Familja e të akuzuarit komandon thuajse prej shekujsh drejtësinë ne zonen rurale, por tani e gjen veten në anën tjetër të sistemit.

Prokurorët dhanë dje verdiktin shokues se ai kishte tentuar te orkestronte vrasjen e tij në fillim të muajit.

Murdaugh akuzohet se ka paguar një vrasës me pagesë për ta qëlluar për vdekje në kokë, në mënyrë që djali i tij i mbijetuar Buster të përfitojë shpërblimin $10 milionë të sigurimit të jetës, në periudhën katastrofike kur vetëm para tre muajve djali tjetër i tij dhe bashkëshortja u gjetën të vrarë para shtëpisë.

Murdaugh u qëllua shkarazi në kokë në një rrugë rurale të Hampton më 4 shtator.

Ai pretendoi se ishte viktimë e një sulmi në anë të rrugës, teksa po ndërronte gomën e makinës.

Disa ditë më vonë ai u vendos në një qendër rehabilitimi për varësi ndaj drogave opiate (me baze opiumi), ndërsa po hetohej për përvetësimin e miliona dollarëve fonde.

Por të hënën ai pranoi në polici se kishte organizuar vetë episodin e tentativës së vrasjes. Bashkëpunëtori i tij, Curtis Edward Smith pranoi aktin dhe komplotin, tha policia.

Smith ka qenë një ish-klient i prokurorit dhe është dënuar më parë edhe për ndihmë në vetëvrasje dhe mashtrim sigurimesh.

Saga e pazakontë e familjes Murdaugh mori zhurmë në SHBA kur gruaja e Murdaugh, Maggie dhe i biri Paul u gjetën të vrarë në shtëpinë e pushimit të familjes më 7 qershor.

Tre muaj më vonë vdekja e tyre mbetet ende mister dhe asnjë nuk është arrestuar.

Autoritetet thonë se motivet mund të jenë të lidhura me të tjera vdekje misterioze pranë familjes se fuqishme.

Dy vdekje të tjera të pashpjeguara janë lidhur shpesh me familjen Murdaugh.

Mediat thonë se policia e Karolinës së Jugut kanë marrë informacione anonime që lidhin familjen Murdaugh me vdekjen në një aksident të mistershem rrugor të adoleshentit Stephen Smith në vitin 2015.

Stephen ishte gjetur i vdekur në mes të një rruge në Hampton. 19-vjeçari kishte kafkën e thyer dhe një shpatull të dalë nga vendi.

Detektivët Sandy e Todd Proctor, që hetuan vdekjen e Stephen thanë se familja e pasur kishte të bënte me të por nuk gjetën prova për pretendimet.

Ndërsa 57-vjeçarja Gloria Satterfield Murdaughs që vdiq si rezultat i një “rrëzimi”, kishte qenë shërbëtore e familjes Murdaughs prej 25 vjetesh. Alex, babai i Paul, thuhej se kishte dhënë një dëmshpërblim prej $500,000 për ngjarjen.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/06/prokurori-i-fuqishem-amerikan-qellohet-me-arme-3-muaj-pas-vrasjes-se-gruas-e-te-birit-fotot/

FOTO GALERI
2/8
Ndërkohë mbetet ende pa autor vrasja e dyfishtë tre muaj më parë e gruas dhe djalit të tij të vogël.

Top Channel