Prezantimi i programit qeverisës, Linda Rama e pranishme në Kuvend. Ndjek me vëmendje fjalën e Ramës (FOTO)

16/09/2021 10:40

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama është e pranishme në Kuvend, ku do të jepet votëbesimi i qeverisë së re dhe prezantimi i programit politik nga Edi Rama.

Linda Rama u fokusua në një moment nga kamerat teksa dëgjonte nga llozha fjalën e Ramës, i cili e nisi me numrin e lartë të grave në qeverinë e re dhe për qëllimin që duhet të kenë.

Kërkesa e Ramës për 12 gratë ministre është që t’i japin zë figurës së gruas e vajzës për të qenë sa më të mbështetura në të drejtat dhe aspiratat e tyre.

“Sot kemi më shumë kolege se u përshtaten më mirë qëllimeve të punës që duam të bëjmë dhe kritereve që duam të plotësojmë në këtë mandat qeveritar. Kjo nuk do të jetë asnjë notë plus. E dyta, dua të nënvizoj se pavarësisht pasqyrës kuptimplotë në përpjekjet për barazi gjinore ku gratë zëvendës ministre, beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje mbetet e lartë. Sot në administratë kontribuojnë më shumë gra se burra, por ende ka diskriminime në dëm të grave dhe vajzave. Nuk është nevoja të shkosh në pika të humbura të vendit, ndalimit të vajzave për të vijuar shkollën apo mbyllje brenda mureve të shtëpisë, ashtu sikundër nuk janë të rralla raste tragjike të dhunës ekstreme të grave. Ndërkohë që dhuna në familje bën një kërdi të tmerrshme, jo vetëm në zona të thella.

Gratë ministre dhe vetë kryetarja e re e Kuvendit ta ndjejnë më fort se kurrë më parë të ndjejnë nevojën për tu bërë misionare dhe për të folur sa më shumë përtej barrikadave politike. Nuk do të jeni vetëm konsumatore, por edhe prodhuese të energjisë së politikës në betejën për gratë e vajzat. Qeveria ynë do të punojë për një bashkëpunim sa më të gjerë që figura e nënës, vajzës të jetë sa më e mbrojtur dhe sa më e mbështetur në të drejtat dhe aspiratat e saj”, tha Rama ndër të tjera.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA