Nëndetëse bërthamore për Australinë/ “Tërbohet” Pekini: E shpallët luftën!

16/09/2021 15:19

Nuk vonoi shumë që Pekini të reagonte me ashpërsinë më të madhe ndaj paktit të ri të vulosur prej Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë, i cili parashikon mes të tjerash që kësaj të fundit t`i shiten nëndetëse bërthamore.

“Po përshkallëzoni luftën e armatimeve në rajon, praktikisht kjo është Luftë e Ftohtë” deklaruan zyrtarë të lartë kineze. “ Me këtë këtë lëvizje dëmtohet rëndë paqja dhe stabiliteti rajonal si dhe përpjekjet ndërkombëtare për carmatim nuclear.

Shtetet nuk duhet të krijojnë partneritete që shënjestrojnë vende të treta. Kina do ta vëzhgojë me vëmendjen më të madhe situatën”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të ndihmojnë Australinë të zhvillojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore, tha të mërkurën Presidenti amerikan Joe Biden, ndërsa udhëheqësit e të tre vendeve njoftuan një partneritet të ri trepalësh të sigurisë të fokusuar në rajonin Indo-Paqësor.

“Ne duhet të jemi në gjendje të trajtojmë si mjedisin aktual strategjik në rajon, ashtu edhe se si ai mund të evoluojë”, tha Presidenti Biden. “Sepse e ardhmja e secilit prej kombeve tona, dhe me të vërtetë e botës, varet nga një rajon Indo-Paqësor i lirë, i hapur, dhe i begatë në dekadat në vazhdim”. Ky partneritet mes tre vendeve do të njihet me shkurtimin AUKUS.

Top Channel