Në këtë 4 vjeçar eksportet bujqësore do shkojnë 1 mld dollarë/ Ministrja e Bujqësisë tregon si do arrihet ky objektivi i qeverisë

16/09/2021 13:59

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhivllimit Rural, Frida Krifca ka treguar se si do të arrihet objektivi i qeverisë për të çuar në 1 miliardë dollarë eksportet bujqësore gjatë 4 viteve të ardhshme.

Krifca: Premisa është mjaftë pozitive. Në vitin 2013 i kemi gjetur eksportet në vlerën e 150 mln dollarëve dhe aktualisht janë në vlerën e 400 mln dollarëve. Shqipëria sot është eksportuesi më i madh në rajon i perimeve dhe i dytë në rajon për frutat. Kjo është një premisë pozitive se na lejon që të çlirojmë ato energji që i kemi vënë në punë deri tani duke investuar në pikat e grumbullimit, përpunimin e produkteve për të rritur zinxhirin e vlerës për produktet brenda vendit tonë.

Fokusi do jetë në prodhimin primar ku do ketë mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj fermerëve me 50 mln euro mbështetje që do vijnë në mbështetje të drejtpërdrejtë por dhe në heqjen e taksës për naftën, skemë që do vazhdojë vit pas viti. 

Kemi rritur vlerën e financimit në vlerën e 146 milion euro sepse kemi mësuar fermerët sesi të aksesojnë fondet e BE gjë që e çon nivelin e investimeve në bujqësi në një nivel tjetër.

Top Channel