Korea e Veriut instalon sistemin raketor hekurudhor, në shfaqjen më të fundit të forcës nga Kim Yong Un (fotot)

16/09/2021 18:57

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka testuar sot sistemin më të fundit të lëshimeve raketore, kësaj radhe të instaluar në një tren.

Shteti rebel njoftoi se ka testuar me sukses sistemin e tij “raketor hekurudhor” ku mbushja luftarake fluturoi 497 milje para se të godiste objektivin në det.

Fotot e publikuara nga agjencia shtetërore KCNA tregonin një raketë ngjyrë jeshile të errët që ngrihej mbi një shtëllungë të madhe tymi e zjarri, nga tavani i një treni të ndaluar në binarët e një zone malore.

Pak Jong Chon, marshall i ushtrisë veriore, tha: “Sistemi hekurudhor raketor është një mjet efikas kundër-sulmi, i aftë të japë goditje të shumëfishta ndaj forcave kundërshtare.”

Ai shtoi se ka plane për zgjerimin e regjimentit ushtarak hekurudhor, dhe kryerje të stërvitjeve të vazhdueshme për të fituar “eksperiencë operacionale për luftë reale”.

Adam Mount, analist ushtarak në SHBA, tha: “Sistemet e lëvizshme hekurudhore janë relativisht më të lira dhe një opsion me besueshmëri të lartë për vendet që kërkojnë të përmirësojnë arsenalin e tyre bërthamor. Këtë e ka bërë dhe Rusia, SHBA e kishte marrë në konsideratë, kështu që ka kuptim që ta bëjë dhe Korea e Veriut”.

Nderkohe presidenti koreano-jugor Moon Jae-in mori pjesë se fundmi në testimin e një rakete balistike të ushtrisë, teksa tensionet përshkallëzohen në gadishullin e ndarë korean.

Jei-in ka qenë prezent në testime raketore në bordin e një nëndetëses 3,000-tonëshe koreano-jugore Dosan Ahn Chang-ho muajin e kaluar, ka thënë zyra e tij.

Raketat balistike të njohura si SLBM janë të dizenjuara të mbajnë edhe mbushje bërthamore dhe testime të tilla kanë kryer rregullisht SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca, Korea e Veriut dhe India.

Top Channel