“Ka ndërtuar pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit”, Rama nxjerr foton e protestueses: Një shkelëse e ligjit vë kujën për atdheun në rrezik 20/06 18:52
Politika e jashtme e Shqipërisë është bërë shumë më aktive, tha kryeministri Rama në kuvend.
Sipas tij ka ikur koha që Shqipëria kishte pozicionin e një vendi guak në politikën ndërkombëtare ndërsa tani është shumë më aktiv.
Pozita e Shqipërisë tha Rama ka ndryshuar, si në raport e aleatët dhe bashkimin europian por edhe me rajonin. ai kujtoi suksesin e asaj që u quajt platforma e Tiranës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ndërsa u ndal tek Ballkani i hapur per te cilin tha se nuk është konspiracion serb apo rus por edhe tek divergjencat me Kosovën.
Rama shpjegoi edhe para deputetëve të opozitës që dëgjonin fjalimin e tij se Ballkani i hapur nuk është kundër procesit të Berlinit.
Top Channel