“Jemi të vetëdijshëm për gabimet tona”/ Spiropali: Epokë e re për Shqipërinë

16/09/2021 19:27

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pranoi se Partia Socialiste ka gabimet e saj.

Në fjalën e saj në foltoren e kuvendin, Spiropali tha se “jemi të vetëdijshëm jo vetëm për fjalët e opozitës por edhe për gabimet tona”.

Do të shqyrtojmë pa hezitim dhe me respektin e duhur çdo çështje”, tha deputetja, duke theksuar rëndësinë e komunikimit mes deputetëve, për të shmangur tensionet, që “nuk janë gjë tjetër, veçse shembull i keq për vendin”:

Shumë e lehtë ta thuash e vështirë ta realizosh. Jemi ballkanas e shqiptarë, fyerja sjell reagim e gjakrat ndizen. Jo vetëm për fëmijët tanë, por për të gjithë fëmijët e Shqipërisë nuk duhet të shohin në këtë sallë përrallën e radhës por idealin se vota vlen për të ardhmen dhe të tashmen”.

Elisa Spiropali u konfirmua sërish në postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nga kryeministri Rama, gjatë prezantimit të kabinetit qeverisës për mandatit e tretë të socialistëve në krye të vendit.

Fjala e plotë e Spiropalit:

E nderuar Kryetare,Të nderuar kolegë,
Shkëlqesi Ambasadorë,
Të dashur qytetarë,

I uroj Kryetares së Kuvendit Znj. Lindita Nikolla zgjedhjen në detyrën e lartë.
Jam e sigurtë se vota jonë për Ju e nderuar zonjë, do të kthehet në një përfitim publik për të gjithë pa dallim, si në këtë sallë edhe jashtë saj.

Jam gjithashtu e sigurtë, Kryetare, se me urtësinë dhe kujdesin që ju karakterizon, nuk do të toleroni shkelje të etikës, dhe as përdorim të dhunës së aritmetikës së numrave në dëm të zbatimit të parimeve të tolerancës dhe normave të ekuilibrave të bashkëjetesës gjatë ushtrimit të detyrës.

Në katër vitet e ardhshme, si qeveri dhe si shumicë, ne do të vijmë e do të flasim e do të debatojmë këtu në këtë foltore dhë në komisione parlamentare për projektligje, aktet dhe reformat me qëllim realizimin e programit tonë ambicioz qeverisës.

Ne do të përpiqemi cdo ditë të respektojmë me përulësinë që meriton dhe dikton besimi i jashtëzakonshëm që qytetarët shqiptarë na kanë dhënë në mandatin tonë të tretë.

Ne do të angazhohemi fort në konsultime publike, diskutime në komisione, debat parlamentar, duke evituar sa të mundim tollovinë e kuturisjeve dhe kakarisjeve individuale pa etikë, pa moral, madje pa kuptim.

Jemi të vetdijshëm jo vetëm për fajet e opozitës 2017-2021 por edhe për gabimet tona disa herë të pafalshme në aktivitetin tonë politik dhe parlamentar, si dhe për faktin se tash e tutje barra e shtuar e përgjëgjësisë kërkon një qasje më të moderuar ndaj pushtetit dhe politikbërjes.

Ne do i shqyrtojmë pa hezitim dhe me respektin e duhur problemet dhe çështjet që ju do shpalosni.
Nuk do shpërfillimin aspak dhe për asnjë arsye thelbin e akuzave, pavarësisht mënyrës së formulimit të akuzave, që do ketë gjithmonë rëndësi të dorës së dytë.

Është padyshim shumë e lehtë ta thuash e shumë më e vështirë ta realizosh. Në fillim e në fund, jemi njerëz prej mishi dhe gjaku. Jemi ballkanas e shqiptarë. Kemi familje, fëmijë e prindër, fyerja sjell reagim, gjakrat ndizen.
Duhet t’i kemi parasysh të gjitha këto, që, jo vetëm për fëmijët tanë, por për hir të të gjithë fëmijëvë të Shqipërisë, që nuk duhet të vazhdojë të shohin tek kjo sallë teatër kukullash dhe tek përfaqësusit e tyre ujkun, cakallin dhe kunadhen në përrallen e radhës, por njerëz të arsyeshëm idealistë dhe vizionarë që ngjallin shpresën se vota e prindërve të tyre vlen për të tashmen dhe të ardhmen.

Ne hyjmë në këtë legjislaturë me të gjithë vullnetin e mirë dhe vendosmërinë e duhur, për ta bërë ndryshimin që Shqipëria kërkon duke nisur nga puna dhe rendimenti i këtij Kuvendi, pikë së pari nga vetja.

Vota e 25 Prillit dëshmoi, edhe një herë, dhe më qarte se asnjëherë, se tashmë në Shqipëri mjetet për të fituar zgjedhjet nuk janë më zjarri i konfliktit social, bojkoti kontraproduktiv, apo shantazhet verbale që nuk trembin askënd, e aq më pak boja e njollosjes, por vetëm, motivimi me themel i elektoratit, organizimi rigoroz në terren, qëllimi i lartë, udhëheqësia me vizion bindës.

Në vazhdim të sa më sipër, ju ftoj të reflektojmë më gjerë veçanërisht për ndikimin negativ mbi shoqërinë të gjuhës së urrejtjes në komunikim dhe shembjes së insitucionit të baskëjetësën, prej të cilës ky Kuvend dhe katundi ynë politik aq shumë ka prodhuar dhe aq gjatë ka vuajtur.

Sigurisht barra më e madhe dhe përgjegjësia për të gjitha këto na bie ne, shumicës parlamentare dhe qeverisëse.
Ne do ta mbajmë këtë barrë dhe do ja dalim t’i mposhtim këto sfida. Jo duke ndenjur duarkryq e duke pritur që punët të bëhen vetë. Por duke kultivuar me çdo mënyrë tolerancën, frymën e dialogut, ndjenjën e mirëkuptimit me konkurrentët.

Siç është normale mes dy e më tepër forcave politike, kemi shumë gjëra që na ndajnë. Por shumica, dhe sidomos pesha e çështjeve që na bashkojnë ndaj çështjeve që na ndajnë, është pakrahasimisht më e madhe.

Ne duam një Shqipëri të fortë dhe të respektuar në arenën ndërkombëtare.
Përtej dallimeve të papërfillshme, Shqipëria dhe reputacioni i saj është sigurisht një cëshje që na bashkon.
Edhe ju, edhe ne, e duam Shqipërinë njësoj.
As ju, as ne, nuk fitojmë, por veçse humbim, nga dëmtimi i reputacionit të vendit për shkak të luftës së brendshme dhe shfrimit të mllefeve nëpër kanalet diplomatike dhe mediatike të botës. Le të mos e harrojmë këtë rregull kaq të thjeshtë para problemeve më të komplikuara që kemi përpara me celjen e negociatave dhe fillimin e shpejtë të negocimit të kapitujve të Acquis, nga liritë e levizjes së mallrave, punëtorëve kapitalit, e deri te standartet e detajuara për bujqësinë, administratën, pronësinë intelektuale, prokurimet,mjedinë, gjyësorin e plotë të tjera punë drejt integrimit të plotë.

Shqipëria e bashkuar me Europën, dhe bashkimi i shqiptarëve, janë një aspiratë që na bashkon.
Asnjë forcë politike nuk fiton nga mosmarrëveshjet dhe konfliktet tona shpesh të pakuptimta, brenda dhe jashtë kufirit, që kthehen rëndom në pengesa në rrugën e integrimit evropian apo në vonesa në zbatimin e strategjive tona për forcimin e interesit të shqiptarëve në rajon.

I mbrojmë me Kushtetutë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Sot kemi dy shtete në rajon.
Të tjerë shqiptarë jetojnë në vendet kufitare me ne, me të cilët jemi në procese zhvillimi me detyrime reciproke.
Megjithatë shumë punë na mbeten për t’u kryer. Shumë rrugë kemi për të bërë. Jemi ende larg të qënit kompakt në qëllimet madhore kombëtare.

Ne si Kuvend e kemi për detyrë ta ngremë nivelin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me vendet e rajonit në një lartësi dhe thellësi të re mendimi dhe veprimi, bashkëpunimi dhe vizioni, drejt politikave me interes të ndërsjelltë.

Ne do të vijojmë të mbështetemi fort tek aleanca strategjike më SHBA dhe me BE, si në politikën e jashtme, edhe në asistencën e vyer për reformat tona të brendshme.

Për ne, integrimi evropian nuk është vetëm një proces i jashtëm, por më mbi të gjitha një reformim i brendshëm që duhet të kulmojë më një Shqipëri të zhvilluar, të drejtë, meritokratike, moderne, me më tepër barazi dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.

Ne jemi të vetëdijshëm se Shqipëria nuk mund të kalojë në një nivel tjetër të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror pa Drejtësi.
Ne jemi të bindur se për Shqipërinë ka nisur një epokë e re drejtësie dhe zhvillimi.
Shqipëria është në hapat e fundit të ndarjes nga e shkuara e saj tranzicionale, nga modeli i anarkisë dhe pandërshkueshmërisë, ku rëndom udhëhiqte shembulli i forcës, dhuna e mosarsyes.
Reforma në Drejtësi ka dhënë dhe po jep rezultate të sigurta të goditjes së paligjshmërisë dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.
Por ende ka shembuj dëshpërues.
Brenda sistemit të drejtësisë, ka prokurorë dhe gjyqtarë që ende përfitojnë nga mjegulla e para-vetingut për ta përdorur çekiçin e magjistratit si armë për të përfituar vetë duke sakatur jetë njërëzore, që jo rrallë janë jetë të pambrojtura dhe të kërcënuara grash dhe vajzash.
Nuk më hiqen nga mendja sytë e motrës dhe kushërirës së Sabrinës që u vra nga ish-bashkëshorti kriminel në shtëpinë e prindërve duke lënë pas një vajze tre vjece, dhimbje për familjen e saj dhe trishtim për mbarë shoqërinë. Mjësia ligjore e shfajësoi, gjyqtari e liroi ish-bashkëshortin kriminel që kishtë marrë peng dhe kërcënuar me armë vetëm një vit më parë vajzën dhe familjën.
A mjafton dorëheqja para vetingut për gjyqtarin nësë provohet bashkëpunëtor në krim ?!
Jo nuk mjafton.
Duhet hetim dhe ndëshkim i plotë dhe i thellë që rastë të tilla që shuajnë jetë njerëzish dhe shkatërrojnë familje të mos përsëriten.

Sot Shqipëria është një kantier reformash të paguxuara më parë të cilat po jetësojnë ambiciet e kombit tonë energjik për një Shqipëri më të fortë, më moderne, dhe shoqërisht më të drejtë.

Shtyllat tonë qevërisëse, si rimëkëmbja ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë, mirëqënie për të gjithë, modernizim për zhvillim, familja si themeli i të ardhmës, janë të ngulitura thellë në besimin tonë si plotësisht të realizueshme.

Ne jemi të bindur se ky është një mandat vendimtar për Shqipërinë e dekadës që sapo ka nisur. Në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtebërjes do të vendosim ardhmërinë për ta ngjitur Shqipërinë në një tjetër nivel zhvillimi.
Një ekonomi e fortë bazuar në modernizim, produktivitet dhe konkurrueshmëri, duke siguruar lirinë e plotë të tregut, zgjidhjne përfundimtar të cështjes së pronës, luftën pakompromis kundër monopoleve, ndikimeve të paligjshmë dhe korrupsionit. Ambicia jonë është ta ngjism Shqpërinë në numrin 1 për turizëm në rajon, ta kthejmë bujqësinë në një nga faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhë mireqenies, të përfundojmë ndërtimin e infrastrukturës moderne të Shqipërisë dhe vend eksportues neto i energjisë. Të gjitha qëllimë në funksion të rritjes së nivlit të mireqënies dhe ekonomisë familjare të të gjithë shqiptarëve duke garantuar shpërdarje më të mirë të të ardhurave.

Ne i qëndrojmë parimeve tona të së majtës.
Ne besojmë se shoqëria jonë ka detyrimin të kujdeset për njerëzit e punës, të varfërit, të pamundurit, dhe mbetemi të angazhuar që ata që fitojnë më pak të paguajnë më pak dhe ata që fitojnë më shumë të paguajnë më shumë.

Taksa e ndershme progresive do mbetet kolona themelore e programit tonë qeverisës për të garantuar mirëqenie për të gjithë. Progresiviteti duhet thelluar në favor të profesionistëve dhe shtresës së mesme që mos mbajnë një barrë të lartë të pamerituar.

Ne besojme se Shqipëria bëhet më e mirë, më e begatë, më e jetueshme, nga puna vetëmohuese e mijëra shërbëtorëve publikë, mjekë, infermierë, mësues, edukatorë, inxhinierë, punonjës të rendit, etj. Ishin këta që këto dy vite të fatkeqësive, më shumë se kurdoherë tjetër treguan me forcën e shembullit, se guximi, solidariteti, atdhedashuria, janë kavot e çelikta që mbajnë bashkë shoqërinë tonë. Ne jemi të angazhuar t’u sigurojmë këtyre dhe të gjithëve kushte dinjitoze pune dhe rritje të pagës së tyre si shpërblim të merituar për shërbimin e tyre.

Ne besojmë tek të rinjtë e Shqipërisë, forca që përshpejton progresin, për një Shqipëri sic e duam.
Ne jemi të angazhuar të krijojmë mundësi më të mira arsimimi në fushat prioritare të zhvillimit si teknologji e informacionit, inxhinieri dhe shkencat natyrore.
Ne do tu mundësojmë sipërmarrësve të rinj të ardhshëm të konkurrojnë realisht në tregun global.
Ne do bëjmë çmos të përmbushim ëndrrat dhe ambiciet e çdo të riu, cdo fëmijë, dhe të gjithë shqiptarëve që meritojnë shumë më tepër se dallaveret e korridoreve, aritmetikat elektorale, dhe të zeza të tjera që ju ftoj t’i flakim një herë e përgjithmonë në koshin e Historisë.

Shqipëria e ardhmja jonē!

Na priftë e mbara!

Faleminderit

Top Channel