Ahmetaj në Kuvend: Shqipëria 20-30, një vend me rritje ekonomike të qëndrueshme

16/09/2021 17:40

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për programin e qeverisë në mandatin e 3 në senacën e tretë plenare në Kuvend.

Ai ka theksuar se Shqipëria 20-30 do jetë një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshme.

“Të hedhim hapa që se dëmtojnë përkatësinë politike, përtej përkatësive politike. Programi ynë është i konceptuar si një plan i kujdesshëm i detajuar reformash dhe aksionesh që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes programin tonë për të çuar vendin në një nivel tjetër. Shqipëria 20-30 do jetë një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshme. Mandati i 3 shpalos planin tonë të punës që bazohet në 5 shtylla. Një shifër për të kuptuar dimensionin e goditjeve. Falë ndërhyrjes së qeverisë ndaj të punësuarve dhe bizneseve ekonomia sot ka kapur ritmin e para krizës. Sot kemi rifituar të gjitha vendet e punës që humbëm nga pandemia”, tha Ahmetaj.

Top Channel