Lordi meksikan i kartelit të drogave dënohet me 28 vjet burg (fotot)

15/09/2021 17:48
Vicente Carrillo Fuentes drejtonte kartelin Juárez deri para arrestimit

Një gjykatë në Meksikë ka dënuar sot ish-kreun e një prej karteleve më të fuqishme të trafikut të drogës me 28 vjet burg.

Vicente Carrillo Fuentes mori kontrollin e kartelit famëkeq Juárez pas vdekjes së vëllait të tij gjatë një ndërhyrjeje të dështuar kirurgje plastike në 1997.

Mijëra njerëz u vranë në luftën për territor që pasoi mes karteleve rivale.

Karteli Juárez ka humbur tashmë shumicën e pushtetit të tij, që prej arrestimit të Vicente Carrillo Fuentes në vitin 2014.

Vicente Carrillo Fuentes, i njohur ndryshe si “Zëvendësi” u shpall fajtor për trafik drogash dhe krim të organizuar.

58-vjeçari ishte një nga më të kërkuarit në listën e agjencisë amerikane kundër drogave  (DEA) për kapjen e të cilit ishte ofruar shpërblimi prej $5 milionë.

Ai u kap nga polici anë një postbllok në shtetin verior meksikan të Coahuila në tetor 2014 së bashku me një prej bodiguardëve të tij.

Vicente Carrillo Fuentes mori drejtimin e kartelit pas vdekjes së vëllait të madh Amado, i njohur ndryshe si “Lordi i Qiejve” prej trafikimit të sasive të mëdha të drogave me avionët e tij.

Vetë Amado Carrillo Fuentes kishte marrë kontrollin e Juárez pas eliminimit të liderit të mëparshëm Rafael Aguilar Guajardo.

Në vitin 1997, Amado Carrillo Fuentes shkoi të kryente një operacion plastik për të ndryshuar pamjen e fytyrës, por vdiq nga komplikacionet gjatë procedurës.

Doktorët që e kryen atë u vranë disa javë më vonë.

Dënimi me 28 vjet i Vicente Carrillo Fuentes llogarit dhe vitet që ka kaluar në burg që prej arrestimit.

FOTO GALERI
1/3
58-vjeçari ishte një nga më të kërkuarit në listën e agjencisë amerikane kundër drogave DEA

Top Channel