Një edukatore 59-vjeçare në Itali është akuzuar për keqtrajtimin e 17 fëmijëve të moshës 3-5 vjeç, një prej të cilëve është me aftësi të kufizuara.
Edukatorja që shërbente në një kopsht në Monze dhunonte fëmijët dhe i fyente thuajse cdo ditë. Policia vendosi kamera dhe mikrofon në klasë për të zbuluar detaje rreth sjelljes së edukatores.
Disa nga fyerjet që përdorte ishin: “Unë do ju heq kokën”, “bisha”, “pata” dhe “Unë do t’ju pres duart”. Nëse një fëmijë nuk i zbatonte urdhrat e saj, edukatorja e tërhiqte nga krahët duke e goditur me shuplakë ose grusht.
Për shkak të sjelljes së disa fëmijëve, të frikësuar dhe të traumatizuar, kanë nisur raportimet e para në polici. Hetimi zgjati dy muaj dhe pas ndërhyrjes së karabinierëve, edukatorja do të përballet me akuzat e rënda në gjykatë.
Top Channel