Shefi i Komisariatit dhe ai i krimeve të Policisë Sarandë të arrestuar nga AMP, zbardhen detajet nga aksioni në jug të vendit
Glykeria, këngëtarja greke shumë popullore ndërkombëtarisht, por veçanërsisht edhe ndër shqiptarët vjen në një koncert mbrëmjen e 15 shtatorit tek Amfiteatri i Tiranës.
Me një bandë prej 14 muzikantësh, drejtuar nga kompozitori dhe muzikanti shqiptar Dasho Kurti.
Glykeria: Është hera ime e tretë apo e katërt që jam në Shqipëri. Një here kam qenë në Tiranë. Hera ime e fundit ka qenë në një bashkëpunim për një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit. U lumturova shumë atëherë sepse pashë që shumë njerëz dinin këngët e mia, patjetër që sot kthehem me shumë kënaqësi. Sidomos pas një bashkëpunimi me muzikantin Dasho Kurti që është edhe miku im në të njejtën kohë.
Programi rezervon shumë surpriza, dhe më e rëndësishmja patjeër që është të kënduarit në gjuhën tonë. Me një ndër këngët më të dashura “25 gërsheta”.
Glykeria: Unë besoj që mbrëmja do të jetë magjike, sepse di që shqiptarët e duan muzikën greke dhe më duan edhe mua. Sidomos mbas bashkëpunimit që kisha me Dasho Kurtin në këngën “25 gërsheta“që vjen si një përpunim i këngës edhe në gjuhën greke, por duke kënduar edhe në shqip. Një këngë në Shqip që do e sjellim për here të parë.
E cilësuar si një ndër pesë këngëtaret më të mira në historinë e këngës popullore greke, koncerti I saj në Tiranë është një privilegj I vecantë edhe për bashkëpuntorët.
Top Channel