Gjurmë jete në Mars. Roveri i NASA zbulon kraterin

15/09/2021 22:56

Roveri i dërguar nga NASA në Mars ka gërmuar mbi një shkëmb, i cili mund të vërtetojë se në këtë planet ka pasur forma të jetës.

Krateri i quajtur Jezero është identifikuar si vullkanik në origjinën e tij, ndërkohë që provëzat e kraterit përmbanin edhe sulfat kalicumi dhe kalcium fosfati, të cilat tregojnë për vija uji që kalonin mbi të, duke rritur kështu shanset se jeta në Mars dikur ekzistonte.

Roveri gërmoi dy herë mbi këtë krater, në 6 shtator dhe përsëri tre ditë më vonë. Imazhet satelitore sugjerojnë se zona rreth kraterit ka qenë e banuar, sepse shkencëtarët mendojnë se ngjitur me të ka kaluar më tej edhe një lum 45 km i gjerë.

“Kripërat janë minerale të rëndësishme për ruajtjen e shenjave të jetës së lashtë këtu në Tokë dhe ne presim që e njëjta gjë të jetë e vërtetë për shkëmbinjtë në Mars,” shpjegoi zëvendës shkencëtarja e projektit “Perseverance” Dr Katie Stack Morgan.

Rezultatet e investigimeve pritet të dalin të sakta, në momentin që mostrat e marra do arrijnë në planetin tonë.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA