Minatori Muharrem Plaku

Prej disa orësh tashmë vijon puna për shpëtimin e minatorit të bllokuar në subjektin e një miniere në Bulqizë.

Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë ka mbetur i bllokuar brenda minierës pas rënies së një masivi minerali.

Ngjarja ka ndodhur që në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që prej më tepër se disa orë vijon puna për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Plaku punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë për gjendjen e tij shëndetësore.
Grupi hetimor ka nisur punën vijon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Vetëm pak momente më parë ka mbërritur edhe grupi i avari shpëtimit te Tiranës.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA