‘Arsye fetare’/ Gjykatësi bllokon vaksinimin e detyruar për punonjësit e shëndetësisë në New York (fotot)

15/09/2021 20:08

Një gjykatës në New York ka bllokuar përkohësisht mandatin e vaksinimit të detyruar për punonjësit e shendetësisë që kundërshtojnë injeksionin për arsye fetare.

Gjykatësi i rrethit David Hurd në Utica, New York tha në një urdhër të shkruar se po bllokonte mandatin e vaksinimit prej 27 shtatorit, pasi rregulli nuk lejon përjashtime të bazuara në besimin fetar të punonjësve.

 Padia u depozitua në gjykatë nga 17 doktorë, infermierë dhe punonjës të tjerë të shëndetësisë që thonë se kriteri shkel të drejtat kushtetuese në disa mënyra.

Ankimuesit janë të gjithë besimtare kristianë që kundërshtojnë marrjen e vaksinave prej prezencës se qelizave të fetueseve të abortuar, në testimin dhe krijimin e injeksioneve.

Hurd i dha kohë shtetit të New York deri më 22 për të reaguar ndaj padisë, duke thënë se do të mbajë seancë në 28 për bllokimin ose jo të vaksinimit, sipas argumentave.

Urdhëri vaksnimit të detyruar për punonjësit u dha muajin e kaluar nga guvernatori i New York, Andrew Cuomo, i cili tha asokohe se vetëm 75% e rreth 450,000 punonjësve spitalorë të qytetit ishin të vaksinuar. /Reuters/

FOTO GALERI
1/3

Top Channel