Zjarret djegin pyje dhe ullishte/ Lushnje, vatra e zjarrit nisi nga fshati Gjyshaj në Ballagat, Lushnje
14/09/2021 15:18
Një vatër e re zjarri u aktivizua në fshatin Gjyshaj të njësisë administrative Ballagat në Lushnje. Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga një tokë djerre duke përfshirë më pas pyllin.
Banorët u përpoqën si fillim me mjete rrethanore të ndalonin gjuhët e flakëve ndërsa zjarrfikëset e patën të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit.
Të hënën nje zjarr i fuqishëm ra ne fshatin Manasufaj ku një sipërfaqe me ullinj u shkrumbua, duke rrezikuar dhe disa banesa. Një person u arrestua për zjarrvënie pasi flakët nisën kur ai dogji mbeturina ne tokën e tij.
Top Channel