Talibanët mohojnë vdekjen e dy liderëve të zhdukur prej kohësh nga paraqitjet publike (fotot)

14/09/2021 16:56

Pikëpyetjet po shtohen në Afganistan për dy liderë të vjetër të grupit militant në pushtet, të cilët janë zhdukur nga shfaqjet publike prej disa kohësh.

Lideri i përgjithshëm i grupit dhe kryeministri i ri vendit, nuk shihen më në publikime prej disa ditësh dhe spekulimet thonë se mund të jenë vrarë në përplasje me grupet rivale.

Sot talibanët mohuan se Mullah Abdul Ghani Baradar, i shpallur kryeministër vetëm javës që shkoi, është vrarë apo plagosur në përplasjet me armë.

Zëdhënësi taliban Suhail Shaheen tha se Baradar ka publikuar një mesazh zanor ku mohon pretimet.

Talibaët kanë publikuar pamje ku supozohet se shihet Baradar në një takim zyrtar në qytetin e  Kandahar, por nuk ishte menjëherë e qartë se ku është xhiruar video.

Zhurmat vijnë teksa mbështetësit e Baradar janë përplasur me armë me luftëtarët e Sirajuddin Haqqani, i cili është fajësuar për sulme kamikaze me bomba gjatë kohës së luftës.

Baradar, bashkëthemeluesi i frikshëm i talibanëve, i njohur edhe si “Baradar kasapi,” besohet se është drejtuesi ‘de facto’ i qeverisë së re talibane.

Ndërsa lideri i përgjithshëm i grupit Mullah Haibatullah Akhundzada nuk është parë në publik që prej ardhjes në pushtet të militantëve në Kabul një muaj më parë.

Por një zëdhënës taliban gjithashtu mohoi dhe raportimet për vdekjen e tij.

Spekulimet bazohen te fakti se Talibanët kanë precedentë për fshehjen e vdekjeve të drejtuesve të tyre, siç u fsheh vrasja e ish-themeluesit Mullah Omar, për dy vjet.

Vdekja e tij u bë publike vetëm në 2015.

FOTO GALERI
5/5
Zedhenesi taliban Suhail Shaheen mohoi pretendimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA