“Mos ia qaj hallin!”/ Armina Mevlani reagon pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD

14/09/2021 17:52

Ndërkohë që përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka qenë lajmi më i diskutuar ditët e fundit, të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë mendon partnerja e djalit të tij, Armina Mevlani, në lidhje me këtë çështje.

Blogerja e njohur shqiptare ka reaguar për herë të parë për ngjarjen përmes një komenti në Instagram.

Teksa ka komplimentuar aktoren Olta Gixhari në një foto të publikuar në rrjetin social gjatë pushimeve të kësaj të fundit në Portugali, një ndjekës i ka shkruar Arminës: “Gjynah vjehrri”.

Partnerja e Shkëlzen Berishës nuk ka nguruar t’i përgjigjet. “Mos ia qaj hallin”, ka komentuar Armina, duke thyer kështu heshtjen pas përjashtimit të liderit historik të PD nga grupi parlamentar i kësaj partie.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA