“I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Kam shumë respekt, por jam penduar që… 24/04 21:59
Konferenca e përbashkët mes kryeministri Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel është shoqëruar me një incident në momentin e fundit.
Përkthyesja e kancelares tha se për shkak të axhendës së ngarkuar politike konferenca duhet të mbyllej.
I të njëjtit mendim ishte edhe kryeministri Rama, i cili falënderoi të pranishmit. Por kjo mbyllje e befasishme e konferencës nuk u prit mirë nga gazetarët të cilët kërkuan që konferenca të vijonte.
Kështu kryeministri ja ktheu se me të mund të vazhdonin, por kancelarja duhet të vazhdonte me axhendën e saj.
“Shumë faleminderit. Kjo ishte axhenda. Me mua bashkë, po mund të vazhdojmë, por kancelarja nuk ju ka borxh”, u tha Rama gazetarëve.
Top Channel