Balla takim falenderimi me pëfaqësuesit e PS në qarkun e Elbasanit: Do vijojmë punën për fitoren e PS në zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare në 2025

14/09/2021 20:10

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një takim falenderimi me përfaqëesuesit e Partisë Socialiste të Qarkut të Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka falenderuar të gjitha gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë me të cilët ka punuar ngushtësisht dhe natyrshëm do të punohet edhe në vazhdim për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare në 2025.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Elbasan📍Falenderimi për gratë dhe burrat, vajzat dhe gratë me të cilët kemi punuar ngushtësisht dhe natyrshëm do të punohet edhe në vazhdim për fitoren e Partisë Socialiste🌹🇦🇱 në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare në 2025.

Top Channel