Çaktivizimi i një geni ju lejon të hani sa të doni pa shtuar në peshë – studimi (fotot)

13/09/2021 20:06

Shkencëtarët kanë zbuluar një gen të vetëm te kaviet, që i lejon ato të hanë ushqim sa të dëshirojnë pa shtuar në peshë.

Ata thonë se zbulimi mund të përdoren si trajtim për njerëzit në të ardhmen.

Sipas raportimit në revistën EMBO , studiuesit e Universitetit Mjekësor të Texas dhe ata të  Unversitetit Flinders në Australi zbuluan se një gen i vetëm, i njohur si RCAN1, vepron si përpunues të dhënash për të gjitha proceset metabolike dhe të prodhimit të nxehtësisë të trupit. Pas çaktivizimit të këtij geni te kavjet, ata çuditërisht zbuluan se trupi bëhej rezistent ndaj shtimit në peshë, bazuar te ushqimi i konsumuar.

Metabolizmit të tyre i jepej një super-nxitje duke bërë që të digjeshin më shumë kalori.

Deri tani eksperimenti është testuar me kavjet, por studiuesit thonë se zbulimet janë një terapi e mundshme për njerëzit me obesitet apo me çrregullime të metabolizmit.

“Ne dimë shumë njerëz që nuk kontrollojnë dot peshën e tyre për arsye të ndryshme. Zbulimet në studim mund të sjellin krijimin e një tablete që të kontrollojë funksionimin e genit RCAN1 për humbjen e peshës,” thotë autori kryesor i studimit Damien Keating i Universitetit Flinders.

“Ne kemi krijuar një seri mjekimesh që shënjestrojnë proteinën e prodhuar nga ky gen, dhe jemi duke testuar nëse ato mund të integrohen te RCAN1 për t’u kthyer në një mjekim kundër obezitetit”.

Trupi i njeriut ka dy tipe yndyrnash; Yndyrnat e bardha për të depozituar energji, që janë siç njihen zakonisht tulet e tepërta. Ndërsa yndyrnat e errëta janë të mbushura me mitokondri që djegin energjinë dhe prodhojnë nxehtësinë. Me kalimin e moshës ne humbasim yndyrnat e errëta, të cilat janë në masa akoma më të pakta te njerëzit me diabet apo obezë. Sipas studiuesve, çaktivizimi i genit RCAN1 mund të kthejë yndyrnat e bardha në yndyrna të errëta.

“Në varësi të rezultateve, mjekimet që do të shënjestrojnë genin RCAN1 do të djegin më shumë kalori kur njerëzit janë duke pushuar,” thotë profesor Keating. “Kjo do të thotë se trupi do të ruajë më pak yndyrna pa qenë nevoja që njeriut të konsumojë më pak ushqim, apo të stërvitet më pak”, tha ai.

FOTO GALERI
3/3
Sipas studiuesve, çaktivizimi i genit RCAN1 mund të kthejë yndyrnat e bardha në yndyrna të errëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA