“Ai më tha të dal nudo!”, Megan Fox shpjegon pse u shfaq gjysmë e zhveshur në tapetin e kuq

13/09/2021 18:38

Megan Fox u kthye mbrëmjen e djeshme në qendrën e vëmendjes në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve “MTV Video Music Awards”. Kjo, për shkak të look-ut të saj si asnjëherë më parë.

Aktorja 35-vjeçare u shfaq me një fustan tërësisht transparent që i tregonte të brendshmet të saj. Por, ashtu siç edhe Fox sqaroi për “Entertainment Tonight”, kjo zgjedhje tejet ekstravagante e veshjes ishte ideja e të dashurit të saj, Machine Gun Kelly.

“Ai më tha: Ti do të dalësh nudo sot!”, është shprehur Megan. Ylli i Hollywood shtoi se është shumë krenare për partnerin e saj i cili fitoi çmimin “Best Alternative” për këngën “My Ex’s Best Friend” dhe performoi “Papercuts” me bashkëpunëtor Travis Barker gjatë ceremonisë.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel