OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud
Talebanët kanë njoftuar se gratë në Afganistan do të lejohen të studiojnë në universitet, vetëm në klasa të ndara sipas moshës dhe veshja islame do të jetë e detyrueshme.
Ministri i Arsimit, Abdul Baqi Haqqani, parashtroi një sërë politikash që do të ndjekin gratë në arsimin e lartë në Afganistan.
Të Shtunën, talebanët ngritën flamurin e tyre mbi pallatin presidencial në përkujtim të 20 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, duke sinjalizuar se puna e tyre për të qeverisur emiratin islamik të sapoformuar kishte filluar. Flamuri i bardhë që mbante një ajet kuranor u ngrit nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, kryeministri i qeverisë së përkohshme talebane.
Po atë ditë, Rohullah Azizi, vëllai i ish-nënkryetarit dhe udhëheqësit të rezistencës anti-talebane Amrullah Saleh, u qëllua për vdekje në një pikë kontrolli të talebanëve.
Saleh e ka shpallur veten president të ligjshëm në detyrë të Afganistanit dhe ka udhëhequr forcat e përfshira në rezistencë ndaj talebanëve në Panjshir.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Haqqani tha se gratë do të lejoheshin të vazhdonin arsimin e tyre universitar, por do të ishte e detyrueshme të mbanin një hixhab. Është ende e paqartë nëse kjo nënkupton thjeshtë mbajtjen e një shamie apo fytyrat e grave do të duhej të mbulohen plotësisht.
Top Channel