FOTOT- Tmerr në urban/ Një person sulmon me thikë pesë qytetarë italianë, mes tyre edhe një fëmijë. I mituri në gjendje të rëndë

12/09/2021 16:35

Udhëtimi me autobusin e linjës është kthyer në një makth për shumë qytetarë, pasi një person ende i paidentifikuar ka plagosur me thikë pesë shtetas, mes tyre një fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rimini, të Italisë dhe raportohet se i mituri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mediet vendase shkruajnë se autori nuk pranoi t’i tregonte biletën fatorinos, pasi nuk e kishte atë, dhe menjëherë nga xhepi nxori një thikë ku fillimisht sulmoi dy gra.

Në tentativë për t’u arratisur ai u rrethua nga policia, e ndërsa kjo e fundit po tentonte ta lokalizonte autori plagosi edhe dy persona të tjerë, si dhe goditi me thikë në qafë fëmijën.

Sipas dëshmive të qytetarëve, autori ishte shumë nervoz në komunikimin me fatorinon dhe dyshohet që një natë më prë të ketë konsumuar lëndë narkotike.

Raportohet gjithashtu se kohët e fundit ai i kishte kërkuar autoriteteve italiane t’i jepnin azil politik, por arsyeja nuk është zbardhur ende. Ndërsa Prokurorët të cilët po merren me hetimin e ngjarjes përjashtojnë mundësinë që ky të ishte një akt terrorist.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA