12 piktorë e skulptorë nga Lushnja , ekspozuan bashkë punimet e tyre për dashamirësit e artit.

Piktorët vazhdojnë të kenë shqetësim prej vitesh ndërtimin e një galerie arti, ku të ekspozohen punimet e tyre.

Lushnja është i vetmi qytet që nuk e ka një galeri të tille ndaj edhe sot punimet janë ekspozuar në ambient të jashtëm në rrugën përball shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjës.

Punimet ishin kryesisht në vaj ku mbizotëronin peisazhet, natyra e qetë dhe portretet.

Ka qenë kërkesa e piktorëve për organizimin e një ekspozite të përbashkët.

Top Channel