Talebanët nuk ia dolën vetë? Akuza se në marrjen e Panjshirit, u përfshi një vend tjetër

11/09/2021 11:50

Media të huaja pretendojnë se në marrjen e provincës së Panjshirit, e fundit që nuk kishte rënë në duart e talebanëve, u përfshi një shtet tjetër: Pakistani.

Lugina konsiderohej thuajse e pamundur për t`u pushtuar, dhe në sulmet e tyre të para, talebanët u mposhtën e u detyruan të zmbrapseshin. Ministria e jashtëm pakistaneze i mohoi të tilla akuza, duke i cilësuar pjesë të një propaganda kundër Pakistanit, e cila sipas saj synon të çorientojë dhe komunitetin ndërkombëtar. Raportet mediatike tregonin se forcat ajrore pakistaneze i ndihmuan talebanët duke bombarduar pozicionet e rezistencës në Panjshir.

Disa televizione kryesore në Indi shfaqen dhe pamje të avionëve amerikanë F-15 dhe lojës popullore të simulimit ushtarak, Arma 3 duke thënë se ishin video ekskluzive nga forcat ajrore pakistaneze. Lajmin e përcolli dhe UK Defence Journal, një ëebsite britanik i mbrojtjes. Talebanët e morën së fundi Panjshirin, e fundit e 34 provincave të Afganistanit që nuk kishte rënë në duart e tyre, duke mposhtur forcat e Ahmad Massoud, djali i luftëtarit legjendar anti-taleban vendas, Ahmad Shah Massoud.

Top Channel