NYT: Droni i Biden goditi njeriun e gabuar në Kabul, dhe fëmijët e tij (fotot)

11/09/2021 18:00

Sulmi ajror i SHBA në Kabul kundër atentatit të supozuar të ISIS në aeroport, ka vrarë një njeri të pafajshëm që punonte për SHBA, dhe te gjithe familjen e tij.

Një raport i të përditshmes New York Times tha sot  se dëshmitë dhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ngrejnë mundësinë se Pentagoni ka gënjyer publikun mbi sulmin pas shpërthimeve vrasëse në aeroport.

Rasti i mundshëm i identitetit të gabuar njollos akoma më shumë presidentin Biden dhe tërheqjen e tij kaotike e të pashpjeguar të trupave nga Afganistan, duke lënë prapa dhjetra qytetarë amerikanë e mijëra afganë të rrezikuar.

Zemari Ahmadi dhe nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshi shtatë fëmijë, u vranë nga sulmi ajror më 29 gusht, një ditë para fluturimit të fundit amerikan të evakuimeve nga Kabuli, ka thënë vëllai i tij Romal Ahmadi për New York Times.

Ahmadi, i cili ishte objektivi i dukshem i sulmit me dron, punonte prej 14 si inxhinier teknik për organizatën jo-qeveritare amerikane Pasadena, e grupit të bamirësisë me bazë në Kaliforni, ‘Nutrition and Education International’.

Grupi kishte aplikuar për largimin e tij si refugjat afgan.

Pamjet e reja të kamerave të sigurisë, tregojnë se Ahmadi, zona e të cilit nuk kishte shërbim të vazhdueshëm të furnizimit me ujë, kishte mbushur bidonat në zyrën e tij të punës dhe po i sillte ato në shtëpi.

Ai dhe kolegët e tij mbanin gjithashtu kompjuterë atë ditë, sipas pamjeve, çka shpjegon përse ushtria shënjestroi makinën e tij Toyota Corolla si objektiv terrorist. Femijet e shtepise e kishin zakon te mblidheshin rreth makines sa here vinte Ahmadi, dhe kjo shpjegon numrin e madh te viktimave.

Disa ekspertë armësh thanë për NY Times se në vendngjarje nuk kishte prova për eksplozivë apo shpërthime të dyta, por vetëm kraterin e vogël të raketës Hellfire, të lëshuar nga droni.

Pentagoni fillimisht e prezantoi sulmin si një goditje e suksesshme për të parandaluar një tjetër sulm kamikaz në aeroportin e Kabul, pas atij që vrau më shumë se 150 njerëz dhe 13 marinsa amerikanë më 26 gusht.

“Procedurat ishin ndjekur korrektësisht për sulmin”, tha në një koment komandanti amerikan Gen. Mark Milley.

FOTO GALERI
7/8
Lamtumira e fundit per Zemari Ahmadi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA