Jennifer Lopez mahnit me fustan balloje Dolce&Gabbana me pamje nga Venecia, në fotot e fundit të festivalit (fotogaleri)

11/09/2021 15:17

Jennifer Lopez kishte marrë sot pamjen e plotë të një “ylli të Hollywood” teksa doli me gondola për sesionin e fundit të fotografive pas Festivalit të Filmit në Venecia.

Këngëtarja 52 vjeçare mbrëmjen e djeshme ishte në tapetin e kuq të festivalit me të dashurin, aktorin 49 vjeçar Ben Affleck, ndërsa sot dukej e mahnitshme me një fustan të madh balloje Dolce & Gabbana, në të cilin shiheshin printime të qytetit të famshëm italian ku ajo po qëndron.

Truporja e ngushtë e fustanit tregonte gjoksin e stërvitur të J-Lo, ndërsa fundi i tij i fryrë i shtonte më shumë elemente dramatike rrethinave.

J-Lo dukej në humor të shkëlqyeshëm teksa fotografët e kapnin atë nga të gjitha këndet, teksa pozonte në gondola.

Një ditë më herët J-Lo u shfaq me Ben Affleck për herë të parë në tapetin e kuq që prej ribashkimit të tyre, për premierën e filmit të tij The Last Duel (Dueli i fundit).

Te premten bukuroshja latino-amerikane mbante një fustan të bardhë me preje të sipërme të ulët, ndërsa përkëdhelej me Affleck, në eventin ku merrnin pjesë dhe kolegët e tij të aktrimit Matt Damon e Jodie Comer.

FOTO GALERI
6/29
Truporja e ngushtë e fustanit tregonte gjoksin e stërvitur të J-Lo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA