FBI arreston policin amerikan me 16 armë ilegale e dhjetra distinktivë të rremë në shtëpi (fotot)

11/09/2021 21:02

Një zv. sherf i shtetit të New York në SHBA është arrestuar në fillim të javës pasi hetuesit e FBI zbuluan në shtëpinë e tij 16 armë të ndryshme të parregjistruara së bashku me dhjetra distinktivë të rremë me të cilat ai gënjente agjencitë e ndryshme të ligjit.

47 vjeçari Brian Downey, kishte veç të tjerave në shtëpi dy automatikë  AR-15 me grykë të prerë, që i mbante pa leje ashtu si dhe armatimet e tjera.

Ndërsa në një kuti të kyçur në shtëpinë e tij, hetuesit pas marrjes së mandatit të hapjes, gjetën dhjetra kredenciale të rreme të FBI, të agjencisë anti-droga DEA apo të Marshallëve të SHBA.

Downey mori 30 akuza armëmbajtjeje pa leje: 13 të tjera për silenciatorë në armët e tij, dhe dy akuza për krime federale si për armët dhe distinktivët, tha prokurori i Rockland, Tom Walsh.

I ndaluari u lirua me kusht pas postimit të garancisë $250,000, shkruan ny-dailynews. Ndaj tij nuk kishte ankesa te meparshme.

Downey ishte zgjedhur zv. sherif në 2019, duke u bërë njeriu i dytë më i fuqishëm në qytezën me 9,000 banorë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA