Vrasësja seriale kineze dënohet me vdekje pas 20 vitesh në arrati (Fotot)

10/09/2021 15:32

Një vrasëse seriale famëkeqe është dënuar sot me vdekje në juglindje të Kinës pas 20 vitesh në arrati për vrasjet e 7 njerëzve bashkë me të dashurin e saj.

47 vjecarja Lao Rongzhi, mori dënimin maksimal nga gjykata e Nanchang për akuzat e grabitjes, pengmarrjes dhe vrasjes, duke përfshirë dhe një fëmijë 3-vjeçar, gati dy dekada më parë.

Gruaja ishte kapur në vitin 2019, dhe tha se do të apelojë vendimin e gjykatës së rangut të mesëm të Nanchang.

Në dhjetor ajo dëshmonte se përfshirja e saj qëndronte vetëm në pengmarrje dhe grabitje, duke thënë se ish-i dashuri i saj, i cili është ekzekutuar në 1999, kishte kryer vrasjet.

“Unë besoj se ligji nuk trajton padrejtësisht një njeri të drejtë”, tha Lao dje në gjykatë sipas të dhënave publike.

Gruaja në bashkëpunim me të dashurin, Fa Ziying, grabiti mori peng dhe vrau një total prej shtatë njerëzish në katër qytete të ndryshme si Nanchang, Wenzhou, Changzhou e Hefei, mes viteve 1996 e 1999.

Lao ishte kryesisht përgjegjëse për kërkimin e subjeteve të krimit, kurse Fa kryente dhunën. Lao është përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e pesë nga viktimave, dhe ka përgjegjësi për vdekjen e dy të tjerëve, u tha në gjykatë.

Në një prej rasteve me makabre në 1996, ata vranë një çift dhe bijën e tyre tre-vjeçare teksa u grabisnin shtëpinë.

Fa u kap në 1999 kur shkoi të merrte paratë e shpërblesës nga viktima e fundit.

Lao i shpëtoi arrestimit dhe Fa e ndihmoi duke u dhënë autoriteteve informacione të gabuara pas arrestimit të tij.

Ajo më pas jetoi me një emër të rremë duke bërë punë të rastit për afro 20 vjet, deri sa u arrestua në 2019 në një qendër tregtare në Xiamen në provincën juglindore të Fujian.

Në seancën e dhjetorit, Lao mohoi përfshirjen e qëllimshme në krime, duke thënë se Fa e kishte abuzuar dhe detyruar të merrte pjesë në krim.

FOTO GALERI
4/9
Lao ishte kryesisht përgjegjëse për kërkimin e subjeteve të krimit, kurse Fa kryente dhunën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA