Vdes 34 vjeçari me monopatinë pas përplasjes nga makina në Romë (fotot)

10/09/2021 20:23

Aksidenti fatal i radhës me monopatinat elektrike sjell në vëmendje urgjencën e rregullacionit mbi mjetet inovative me bateri në Itali.

Një 34 vjeçar ka humbur jetën dje në Romë pasi monopatini me të cilin udhëtonte u përplas me një automjet në rrugën via Chiana, pak pas mesnatës. Drejtuesi 19-vjeçar i automjetit ndaloi për t’i dhënë ndihmë të goditurit, por ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Të dyja mjetet u sekuestruan nga autoritetet. Zhvillimi vjen teksa qeveritë lokale po përpiqen të hartojnë një legjislacion organizues për qarkullimin e monopatinave elektrike në Itali qe perdoren gjithnje e me shume nga te rinjte.

Në një komision parlamentar Roberto Rosso i Forza Italia, propozoi një tekst ku thuhej se mjetet që arrijnë shpejtësi më të madhe se 20 km/orë të ndalohen nga zonat pedonale dhe drejtuesit të mbajnë jelekë reflektues ose kokore mbrojtëse.

FOTO GALERI
1/3
Një 34 vjeçar ka humbur jetën dje në Romë pasi monopatini me të cilin udhëtonte u përplas me një automjet

Top Channel